Tre ekspertë David Card, Joshua Angrist dhe Guido Imbens u shpërblyen me Nobelin në Ekonomi për faktin se treguan që disa prej pyetjeve më të ngutshme të shoqërisë, përgjigjen mund ta gjejnë në eksperimente që rrënjët i kanë tek jeta reale.

Akademia e Shkencave në Suedi sqaroi se çmimi u nda mes këtyre tre ekonomistëve, aktiviteti i përbashkët i të cilëve ka “riformësuar punën empirike në studimet për ekonomi”, duke ndihmuar që përmes “eksperimenteve natyrore” të kuptohen sesi lidhen politikat ekonomike dhe ngjarjet e tjera.

Eksperimentet natyrore përdorin situata të jetës reale për të zbuluar ndikimin në vendimet qeveritare. David Card, i cili jep mësim në Universitetin e Kalifornisë, u vlerësua për studimet e tij, të cilat treguan se rritja e pagës minimale nuk çon domosdoshmërisht në reduktimin e vendeve të punës.

Angrist është profesor në Institutin e Teknologjisë së Massachusetts, ndërsa Imbens në shkollën e biznesit të Universitetit të Stanfordit.

Ndryshe nga çmimet e tjera Nobel, ai i ekonomisë nuk u krijua me dëshirë të Alfred Nobelit, por nga Banka Qendrore e Suedisë, si kujtim për të në vitin 1968. Fituesi i parë është shpallur më vonë gjatë atij viti.

Nobeli i Ekonomisë është i fundit që bëhet publik, ndryshe nga çmimet në kategoritë e tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA