Foto ilustruese

Gjendet i pajetë 78-vjeçari që u zhduk dy javë më parë në Kukës.

Trupi i dekompozuar i të moshuarit me inicialet N. B. banues në fshatin Shkinak u gjet dje.

Në datë 27 shtator familja kishte bërë denoncim për humbjen e tij, ndërsa gjatë kërkimeve të dielën u gjet trupi në bjeshkët e fshatit Çajë.

“Më datë 10.10.2021, në bjeshkët e fshatit Çajë, është gjetur trupi i dekompozuar i shtetasit të humbur N. B., 78 vjeç, banues në fshatin Shkinak.

Gjatë këqyrjes nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e shtetasit N. B., nuk janë konstatuar shenja dhune dhe se vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Më datë 27.09.2021 në Komisariatin e Policisë Kukës, kanë bërë kallëzim familjarët për humbjen e shtetasit N.B. Nga shërbimet e Policisë janë marrë të gjitha masat për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për vlerësim.

Top Channel