Ti Raporton/ Rrëshqitje masive të dheut pranë Pallatit të Brigadave, rrezikohen disa shtëpi

11/10/2021 18:19

Disa qytetarë që banojnë në zonën pranë Pallatit të Brigadave në Tiranë raportojnë se rrëshqitjet e dheut po u rrezikojnë shtëpitë.

Një qytetare që denoncon rastin në “Ti Raporton”, shprehet se “mund të ndodhë një katastrofë natyrore, nëse nuk merren masa urgjente”.

Sipas saj, kjo problematikë vjen si pasojë e gërmimeve që kanë bërë banorët, të cilët kanë ndërtuar shtëpitë më poshtë në kodër.

Në disa  shtëpi ka rënë gjysma e oborrit. Është e gjithë kodra që po rrezikohet. Na janë çarë shtëpitë nga brenda”.

Ajo thotë se janë ankuar në Njësinë numër 2, por “na thanë që duhet shumë investim”.

Top Channel