Shefi i Pfizer sheh kushtet e ruajtjes së vaksinave, Rama zbulon bisedën e parë me të: Nuk je ballkanas tipik!

11/10/2021 11:39

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë pritur shefin e kompanisë Pfizer, Albert Bourla, për të parë nga afër kushtet e ruajtjes së vaksinave dhe për të siguruar vazhdimësinë e furnizimit me vaksina Pfizer.

Rama e falenderoi që e ndihmoi Shqipërinë në një periudhë tepër të vështirë, ndërsa nuk mungoi batuta për Bourlën se nuk është “tipik ballkanas”. Këtë e bazoi në bisedën që patën në Neë York për të siguruar vaksinat e Pfizer.

Manastirliu: Më 17 tetor presim furnizimin me 170 mijë vaksina të tjera Pfizer.

Rama: Jam mirënjohës sepse koha është ndryshe, ka më shumë rëndësi. Pa ju, në fillim ky vend do të kishte vuajtur shumë psikologjikisht nga pamundësia për të nisur vaksinimin. Ju hapët dyert kur edhe Nju Jorku ishte i mbyllur tërësisht. Ne, në zemër të BE, teksa shihnim të tjerët dhe të mos kishim vetë, ishte shumë e rëndë.

Bourla: Jo shumë kryeministra e kanë bërë këtë. Ishte nder i madh t’ju takoja, por t’ju shihja që erdhët dhe filluat të më jepnit argument për të marrë dozat e para në Shqipëri ishte befasuese. Isha shumë i lumtur t’ju ndihmoja dhe u bëmë miq gjatë kësaj sfide.

Rama: Dua të shtoj se edhe pse e keni origjinën nga Ballkani, nuk jeni ballkanas tipik sepse kur ju thashë, thatë “kuptoj, por nuk ju premtoj, por do bëj më të mirën”. Isha bashkë me Ogertën dhe i thashë që jam i sigurt se do ta mbajë fjalën…

FOTO GALERI
1/10

Top Channel