Kryeministri Edi Rama bashkë me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu kanë pritur në Shqipëri shefin e kompanisë Pfizer, Albert Bourla ku kanë parë nga afër kushtet e ruajtjes së vaskinave në depon e barnave në QSUT, me qëllim për të siguruar vazhdimësinë e furnizimit me vaksina Pfizer, në përmbushje të planit të vaksinimit AntiCovid.

Manastirliu tha se kapacitetet ruajtëse janë më të larta dhe që mund të ruajnë deri në 4-5 milionë doza vaksinash, ndërkohë që bëri me dije që këtë muaj presin të vijnë 170 mijë doza vaksine falë marrëveshjes me kompaninë Pfizer.

Aktualisht kapacitetet tona janë më të larta. Kështu që mund të ruajmë mbi 4-5 milionë doza vaksinash. Jemi të mirëpërgatitur. Po rrisim kapacitetet tona për zinxhirin ftohës sepse të gjithë e dimë që është e rëndësishme jo vetëm që të marrim vaksinat por edhe që të përpiqemi që të ruajmë cilësinë e tyre. Në Shqipëri ne kemi aktualisht rreth 665 mijë të vaksinës Pfizer. Po presim në fakt dorëzimin e pjesës së parë të dërgesës nga kontrata e re, në datën 17 tetor, 170 mijë doza vaksine”, tha Manastirliu.

Duke falenderuar shefin e kompanisë Pfizer për mbështetjen, kryeministri Rama tha se kur shumë vende mbyllën dyert e tyre, kompania Pfizer u gjend aty për të ndihmuar Shqipërinë.

Pa ju në fillim ky vend do të kishte vuajtur shumë psikologjikisht nga pamundësia për të nisur vaksinimin dhe siç ju thashë në zyrë herën e parë që ne u takuam ju hapët dyert në momentet që New York-u ishte mbyllur tërësisht dhe ne në zemër të BE dhe duke qenë këtu e ndërkohë shihnim të tjerët që kishin nisur dhe të mos kishim vet të fillonim ishte shumë e rëndë”, tha Rama.

Shefi i kompanisë Pfizer, Albert Bourla u shpreh i lumtur që u bënë miq gjatë kësaj sfide dhe për mundësinë që kishte për të ndihmuar Shqipërinë.

Kur ju shihja Juve që erdhët dhe filluat të gjenit argument për të marrë dozat e para ishte shumë bafasuese. Isha shumë i lumtur që pata mundësi t’ju ndihmoja dhe jam shumë i lumtur që u bëmë miq gjatë kësaj sfide dhe dua t’ju falenderoj për miqësinë Tuaj”, tha Bourla.

Top Channel