‘Pse jemi në kufijtë e krizës, kur kemi prodhuar 2.2 herë më shumë?’/ Çela: Energjia nuk është mall, ta ruash në magazinë

11/10/2021 21:56

Aktivisti i shoqërisë civile, Adriatik Lapaj , pyeti administratorin e OSHEE në Open , se pse Shqipëria sot është në kufijtë e krizës energjitike, kur në 6 mujorin e parë të 2021 vendi ka prodhuar 2.2 herë më shumë energji.

Lapaj: Sipas INSTAT për 3 mujorin e parë të 2021 është rritur rezerva energjitike. Në 3 mujorin e dytë, kemi rritje të prodhimit vendas, që dmth , kemi rritje të energjisë me 2.2 herë, tani si jemi në kufijtë krizës, kur keni prodhuar 2.2 here më shumë.

Ardian Çela: KESH ka një nivel të caktuar kuatosh, që nuk duhet ta tejkalojë, dhe ky vit ka qenë i lagësht dhe ka prodhuar më shumë seç duhet, tani ne kemi shitur deri në qershor, sepse ka një nivel të caktuar.

Kemi shitur dhe kemi blerë. Është importuar në korrik e me radhë.
Ne filluam të blejmë që të bëjmë optimizimin e kaskadës, energjia nuk është mall që e merr dhe e fut në magazinë.

Top Channel