PS: Jo hetim për “Becchettin”. Balla: Çështja është në proces gjyqësor dhe dëmtohet Shqipëria

11/10/2021 19:34

Kërkesat e depozituara nga opozita  për ngritjen e 3  komisioneve hetimore parlamentare, ishin në fokusin e mbledhjes të grupit parlamentar socialist.

Taulant Balla numri një i grupit parlamentar dha këtë shpjegim se përse do të votohet kundër ngritjes së komisionit hetimor për çështjen e arbitrazhit të fituar nga biznesmeni Francesko Becheti.

Taulant Balla: Lidhur me qëndrimin tonë për ngritjen e komisioneve hetimore. Njëra prej kërkesave bie në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese pasi bie ndesh me Kushtetutën dhe interesin e Shqipërisë pasi është në procese gjyqësore. Interesi më i madh është interesi i Shqipërisë.

Shqipëria duhet të vazhdojë të mbrojë interesat e saj dhe ky ka qenë një sugjerim i Avokatit të Shtetit, i cili kërkon që kjo çështje të shtyhet dhe sapo Shqipëria të ketë ecur në procesin juridik dhe më pas mund të ngremë edhe këtë komision hetimor.

Top Channel