Kërkesat e depozituara nga opozita për ngritjen e 3 komisioneve hetimore parlamentare, ishin në fokusin e mbledhjes të grupit parlamentar socialist.
Taulant Balla numri një i grupit parlamentar dha këtë shpjegim se përse do të votohet kundër ngritjes së komisionit hetimor për çështjen e arbitrazhit të fituar nga biznesmeni Francesko Becheti.
Taulant Balla: Lidhur me qëndrimin tonë për ngritjen e komisioneve hetimore. Njëra prej kërkesave bie në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese pasi bie ndesh me Kushtetutën dhe interesin e Shqipërisë pasi është në procese gjyqësore. Interesi më i madh është interesi i Shqipërisë.
Shqipëria duhet të vazhdojë të mbrojë interesat e saj dhe ky ka qenë një sugjerim i Avokatit të Shtetit, i cili kërkon që kjo çështje të shtyhet dhe sapo Shqipëria të ketë ecur në procesin juridik dhe më pas mund të ngremë edhe këtë komision hetimor.
Top Channel