Përmbytje në Vlorë/ Moti i keq shkakton probleme në disa nga rrugët e qytetit

11/10/2021 15:21

Reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje në disa lagje të Vlorës.

Situata më problematike është në lagjet Pavarësia, zonën e Skelës, 28 Nëntori, etj, të cilat gjatë mëngjesit ishin të mbuluara nga uji

Një prej banorëve ankohet se uji i ka hyrë në shtëpi që pas mesnatës. Ai shprehet se është detyruar të qëndrojë zgjuar gjatë gjithë natës dhe e ka të pamundur të kryejë punime në banesë.

 “Jetoj vetëm, babai më ka vdekur. Vëllai, motra, nëna është në hall të tyre. Është mbushur nga ora 2 e çerek. Qëndrova zgjuar gjithë natës. Aktualisht jam në punë, jam në turnin e pasdites. Nuk kam mundësi që të kryej ndonjë restaurim, ndonjë ngritje, është e pamundur”.

ARRSH njofton se përkeqësimi i motit dhe reshjet e shiut kanë shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh në zonën e Poçemit, Gjirokastrës, Sarandës dhe në zonën e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd.

Top Channel