Nis “Java e Vaksinimit Masiv të Studentëve”, Ministrja Kushi: Vaksinohuni!

11/10/2021 14:35

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka publikuar në rrjetin e saj social “Facebook” një album me foto nga universitete të ndryshme të vendit, ku ka nisur tashmë procesi i vaksinimit masiv të studentëve dhe që do të shtrihet mes datave 11-17 tetor duke synuar vaksinimin e studentëve ende të pavaksinuar në mënyrë që të nisë mbarë viti akademik më datë 18 tetor.

Njëkohësisht, Ministrja Kushi ka përsëritur apelin ndaj të gjithë studentëve që përgjatë kësaj jave të paraqiten në qendrat e vaksinimit pranë fakulteteve të tyre për interesin e përbashkët të rikthimit në normalitet dhe për të ndihmuar vitin e ri akademik.

Postimi i plotë i Ministres Kushi:

👉Në të gjithë vendin ka filluar “Java e Vaksinimit Masiv të Studentëve”, të cilët po i bashkohen çdo ditë e më shumë këtij procesi.
I bëj thirrje edhe një herë të gjithë studentëve të pavaksinuar që përgjatë kësaj jave të paraqiten në qendrat e vaksinimit pranë fakulteteve të tyre, për interesin e përbashkët të rikthimit në normalitet, por edhe për të ndihmuar në fillimin e një viti të mbarë akademik.

Top Channel