Nacionalistja Marine Le Pen kerkon presidencën franceze në zgjedhjet e 2022 (fotot)

11/10/2021 19:53

Marine Le Pen kandidatja kryesore e partisë nacionaliste franceze “Mitingu Kombëtar” ka prezantuar sot platformën e saj anti-emigracion gjashtë muaj para zgjedhjeve të 2022.

Sot mes të tjerash Le Pen, tha:

“Kur të zgjidhem presidente e republikës do t’i prezantoj popullit një referendum me një pyetje të thjeshtë: ‘A e aprovoni ligjin C2I, Ligjin e qytetarisë, të Identitetit dhe emigracionit?’.

“Ky referendum do të nisë proceduën e hapjes së debatit demokratik, që qytetarëve u ishte mohuar në vitet në 1970-të.”

“Nga jugu deri në veri, unë nuk do të kem kundërshtar mes atyre që besojnë te Franca. Prandaj po, unë dua të krijoj një union me të gjithë ata që besojnë se Franca mund të bashkohet rreth meje. Ky është në fakt objektivi im”.

“Janë disa beteja që nuk mund të humben dhe zgjedhjet presidenciale të 2022 janë një prej tyre. Ne do ta fitojmë ketë sepse nuk kemi të drejtë ta humbim”.

FOTO GALERI
1/3
Le Pen, tha: "Kur të zgjidhem presidente e republikës do t’i prezantoj popullit një referendum me një pyetje të thjeshtë: ‘A e aprovoni ligjin C2I, Ligjin e qytetarisë, të Identitetit dhe emigracionit?’.

Top Channel