Kriza energjitike/ Bojaxhi: Këtë vit humbjet 21 përqind. Çela: Duhet të kesh stomak të fort të dëgjosh ty

11/10/2021 21:34

Sonte në Open po diskutohet për krizën energjitike.

Ish-kreu i KESH Gjergj Bojaxhi tha se ndërmarrja energjitike është keqmenaxhuar dhe shkak për këtë është korrupsioni

Bojaxhi: Në Evropë ka një krizë pa diskutim, që një pjesë prodhohet nga gazi natyror, çështja është çfarë varësie kemi ne nga importi, përveç 2018, që nga 2009 e sot ky është viti i dytë me prodhimin më të lartë hidrik.

Shqipëria nivelin e humbjeve e ka shumë të lartë. Në Angli çmimet do rriten se do dali çmimi i bursës, ne në Shqipëri do ti kemi humbjet 21 përqind se kompania nuk është menaxhuar siç duhet. Në çdo kompani, e kanë humbjen 5 përqind ose pak më lart, vetëm në Shqipëri është i lartë.
Këto humbje përkthehet në humbje valutore .

Ardian Çela, administrator i OSHEE: Të dëgjosh atë që e soll kompaninë këtu ku jemi sot duhet të kesh stomak dhe nerva të çelikta.
Meqë po flet ai për hummbje ai i ka pasur mbi 30 përqind në kohën e tij.

Top Channel