Kriza e energjisë, administratori i OSHEE-së në Open: Kur flet Basha unë fle gjumë! Kërkesa më e madhe se oferta

11/10/2021 21:19

Adrian Çela administratori  i OSHEE-së, i ftuar sot në emisionin Open në Top Channel ka ironizuar akuzat e kreut të PD-së, Lulzim Bashën në lidhje me krizën e energjisë në vendin tonë.

Komenti i tij vjen, pasi Partia Demokratike pritet t’i drejtohet brenda javës Prokurorisë së Posaçme SPAK për të depozituar padinë penale për tri tenderat e fundit të blerës së energjisë. Sipas Bashës nuk ka një krizë energjie por krizë, ku sipas tij u  shit në verë me çmim të lirë dhe tani po blihet shtrenjtë.

“Nuk kam asnnjë koment për Bashën, unë fle gjumë kur flet zoti Basha, janë gjëra që s’janë as në qiell as në tokë. Gjithë këto ditë krizë menaxhimi, krizë korrupsioni. Duhet të biem dakord a ka krizë botërore energjike apo jo. Vende më të fuqishme se Shqipëria, Gjermania e tij, nëse ato janë të shkëputura nga ky realitet është tjetër diskutim. Edhe ne jemi pjesë e kësaj bote”, tha ai.

Ai ka numëruar disa prej arsyeve që aktualisht ka një krizë energjetike në të gjithë botën dhe jo vetëm në vendin tonë.

“Arsyet janë shpjeguar, por po e them shkurt. 10% e energjisë prodhohet nga eloikët në Evropë. Parqet e mëdha kanë prodhuar 50% më pak, sepse era është më e dobët se 20 vitet e fundit. Tjetër janë politikat për energjinë e pastër, mbyllja e centraleve nukelare, masat s’u bënë në mënyrën e duhur, kërkesa pas pandemisë, dimri i fortë i vitit të kaluar që rezauroi gazin në botë. Janë disa faktorë, janë fakte nuk mund t’i mohojmë. Deri para një jave kishim kufizimin në Kinë. Në blackout është Libani, në vende të tjera është rrija tarifave  çmimeve. Këtu kam dëgjuar përralla”, tha ai.

Sipas Çelës, ka një krizë në vendin tonë sepse kërkesa është më e madhe se oferta.

“Ne e prodhojmë energjinë hidro, por nuk do të thotë që nuk jemi importues energjie. Kemi një cikël prodhimi energjie. Nëse e marrim nga janari në dhjetor nuk të garantojnë 6 mujorin. Ne gjithmonë kemi importuar në periudha të ndryshme. Nga vjeshta dhe deri në rifillimin e reshjeve ne importojmë. Po të shohim sasitë e importit janë 1.3 terra, mW. Kërkesa është më e madhe se oferta. Kur kërkesa është më e madhe se oferta ka krizë, krizë çmimi dhe disponibiliteti”, u shpreh Çela.

Top Channel