Konflikti Basha-Berisha/ Paloka: Sa kohë PD ndodhet në këtë situatë, e vështirë të bëhet opozitë

11/10/2021 16:38

Demokrati Edi Paloka ka qenë i prerë në qëndrimin e tij sa i përket situatës aktuale në PD. Ai tha se sa kohë PD ndodhet në këtë situatë do të jetë e vështirë të bëhet opozitë.

Sipas tij, askush nuk mund të vijojë të bëjë të paditurin dhe të thotë se është një situatë normale.

“Qëndrimi tim në këtë parlament e kam thënë që ditën e parë, nuk mund të vijojmë të bëjmë të paditurin, të fshehim kokën, sikur kemi një situatë normale në PD. Sa të kemi këtë situatë është shumë vështirë të bëjmë opozitë”, tha Paloka.

Kujtojmë se PD ndodhet në një situatë anormale, pasi kreu i partisë, Lulzim Basha dëboi nga grupi parlamentar liderin historik Sali Berishën.

Tashmë është krijuar një mur mes tyre, ku Berisha po zhvillon një tur për të rrëzuar Bashën pasi sipas tij ai është në një aleancë me kryeministrin Edi Rama. Ndërsa Basha ka preferuar të mos komentojë situatën në të cilën ndodhet partia që ai drejton.

Top Channel