Komisionet Hetimore, Taulant Balla: “Becchetti” bie ndesh me Kushtetutën, vihet në rrezik procesi ligjor

11/10/2021 11:30

Pas përfundimit të mbledhjes së PS, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka sqaruar vendimet për çështjen e komisioneve hetimore.

Balla tha se ngritja e Komisionit Hetimor për çështjen “Becchetti”, bie ndesh me interesat e Shqipërisë dhe me Kushtetutën e vendit.

Nga PD kanë ardhur tre kërkesa, njëra prej tyre bie në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi bie ndesh me Kushtetutën dhe interesin e Shqipërisë, pasi është në procese gjyqësore. Interesi më i madh është interesi i Shqipërisë. Shqipëria duhet të vazhdojë të mbrojë interesat e saj dhe ky ka qenë një sugjerim i Avokatit të Shtetit, i cili kërkon që kjo çështje të shtyhet dhe sapo Shqipëria të ketë ecur në procesin juridik dhe më pas mund të ngremë edhe këtë komision hetimor në një moment të dytë”, tha ai.

Balla tha se do të mbajë një qëndrim të plotë të mazhorancës në seancën plenare, duke nënvizuar më tej se Investimi i Kuvendit të Shqipërisë, i cili është sa i të majtës dhe të djathtës, në një komision të tillë mund të vendoste në pikëpyetje ecurinë e procesit.

Procesi gjyqësor i arbitrazhit por edhe ai në nivelin e Gjykatës Europiane i të Drejtave të Njeriut është kërkuar nga të dyja palët”, tha ai.

Top Channel