Kaos në Elbasan! Trafiku në kryqëzimin e Cërrikut “po i merr frymën” qytetit (Video)

11/10/2021 17:00

Unaza jugperëndimore e Elbasanit, ose siç njihet “kryqëzimi i Cërrikut” është shndërruar në një kaos, teksa çdo ditë këtë aks e përshkojnë mijëra automjete.

Bëhet fjalë për aksin nacional Tiranë-Elbasan-Korçë apo Durrës-Elbasan-Korçë, apo ndryshe unaza jugperëndimore e Elbasanit.

Sot paradite, një makinë po digjej në këtë rrugë, por trafiku kilometrik pengoi zjarrfikësen të mbërrinte në vendngjarje. Mjeti u shkrumbua tërësisht, duke shkaktuar panik tek qytetarët.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ende nuk ka dhënë zgjidhje për këtë shqetësim. Dhe derisa të vendoset një  zgjidhje, mbi 10 mijë drejtues mjetesh çdo ditë do të përballen me orë të tëra në trafik dhe ashtu siç ka ndodhur deri tani nuk do të mungojnë as rastet e aksidenteve.

Top Channel