Kancelari i ri i Austrisë mban konferencën e parë për shtyp: Do të ndjek hapat e Kurz (fotot)

11/10/2021 19:42

Kancelari i ri Austrisë, Alexander Shalenberg, mbajti sot konferencën e parë për shtyp si lideri i ri i vendit pasi bëri betimin.

Ai u zotua se do të vazhdojë në hapat e pararendesit Kurz, dhe refuzonte akuzat ndaj tij.

Schallenberg tha se posti ishte një nder për të, por që “as nuk e kishte pritur, as nuk i kishte uruar vetes të merrte.”

“Sigurisht që do të bashkëpunoj ngushtë me Sebastian Kurz, kryetarin e Partisë së Popullit me të cilën kemi fituar dy zgjedhje kombëtare”.

“Çdo gjë tjetër do të ishte absurde sa i përket politikave demokratike”.

“ Gjithashtu unë besoj se akuzat që qarkullojnë ndaj tij janë të rrreme dhe së shpejti do të zbulohet se në to nuk ka asgjë të vërtetë.”

FOTO GALERI
1/3
Alexander Shalenberg u zotua të vazhdojë në hapat e pararendesit Kurz, dhe refuzonte akuzat ndaj tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA