Graniti: Seksi për mua nuk është i rëndësishëm, dashuria po
11/10/2021 16:00
Prova e dytë javore ka nisur për banorët e ‘’BBV’’ teksa ata janë ndarë në çifte dhe duhet t’ju përgjigjen pyetjeve të përzgjedhura rastësisht.
Dyshja që iu nënshtrua lojës ishte edhe Graniti dhe Fifi.
I pyetur nga Fifi se sa të rëndësishëm e konsideron seksin në një marrëdhënie, ai u përgjigj në një mënyrë mjaft të veçantë.
“Seksi për mua nuk është dhe aq i rëndësishëm në një marrëdhënie, është dashuria ajo që vlen më shumë”, tha ai.
Teksa diskutojnë me njëri-tjetrin për këtë çështje Graniti shtoi: Nëse femra që unë dashuroj nuk përmbush dëshirat e mia seksuale atëherë mund të jetë problem, por do provoja dhe do diskutoja për të gjetur një zgjidhje ideale për të dyja palët.
Top Channel