Elbasan, digjet makina në mes të qytetit, zjarrfikësja bllokohet në trafik

11/10/2021 15:39

Unaza famëkeqe e Elbasanit, e njohur për trafikun torturues në çdo orë të ditës, sot është bërë pengesë për mjetet e zjarrfikëses teksa një makinë digjej në mes të qytetit.

Në çdo orë të ditës kjo rrugë qëndron e bllokuar duke penguar, jo vetëm mijëra drejtues mjetesh, por edhe zjarrfikëse e ambulanca.

Mjeti u shkrumbua tërësisht, duke shkaktuar panik tek qytetarët, ndërsa zjarrfikësja mbeti në trafik.

Top Channel