Dy viktima dhe 14 raste të reja me koronavirus në Kosovë
11/10/2021 16:22
Në Kosovë u regjistruan të hënën dy viktima nga koronavirusi, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Sipas raportit të saj ditor, në 24 orët e fundit u konfirmuan edhe 14 raste të reja të të infektuarve.
Rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 1,153 mostrave.
Në 24-orëshin paraprak u konfirmuan si të shëruar 74 pacientë, ndërsa raste aktive mbeten 1,095, thuhet në raport.
Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në fund të marsit.
Deri të hënën janë dhënë mbi 1.4 milion vaksina.
Mbi 632,000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht, me nga dy doza.
Top Channel