“Do të sjellim kallëzimin në SPAK”/ Basha thirrje institucionit të drejtësisë: Jeni para shumë testesh, kjo është një krizë korrupsioni dhe jo energjie

11/10/2021 14:29

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në përfundim të mbledhjes me grupin parlamentar të partisë ka dalë në një deklaratë për media.

Basha akuzon qeverinë për menaxhimin e sistemit energjetik ndërsa planin e qeverisë Rama me tre pika, e cilësoi “pseudo-paketë”.

Lideri demokrat i bën thirrje institucioneve të drejtësisë dhe thotë se pasi faktet janë bërë publike brenda kësaj jave do të dorëzohet edhe kallëzimi në SPAK.

Basha: Të pretendosh që ka diçka më të rëndësishme se kjo sot është papërgjegjshmëri. Për të treguar me forcë se ky korrupsion i shkaktuar nga Rama nuk zgjidhet as me fjalime as pseudo paketa që përpiqen të fshehin vjedhjen. Shteti shqiptar ka mundësitë ti jap fund shkakut themelor të kësaj krize.

Këto afera korruptive marrin forma të tjera. Shiko sa të pashpirt janë për të atë që po ju ndodh njerëzve. Dalin thonë që ulja e tvsh nuk ul çmimet, ndërkohë që oligarkëve ja kanë hequr. Kështu thotë një njeri që ka humbur çdo lidhje me përditshmërinë e shqiptarëve. Të vejmë gishtin në buxhetin e oligarkëve dhe të mbështesim me të gjithë format dhe mënyrat, duke qenë krahë qytetarëve që të përballemi me këtë të keqe, që nuk është problem partiak por kombëtar dhe i gjithë qytetarëve.

Si përfundim, një thirrje për institucionet e drejtësisë, jeni para shumë testesh, por ky është një nga testet kryesore, është e shkruar e zezë mbi të bardhë, është një krizë korrupsioni dhe jo energjie. Faktet janë publike, do të sjellim kallëzimin në SPAK brenda kësaj jave, për t’ju hequr alibi atyre që e kërkojnë. Ata që paguhen nga taksat e qytetarëve, që mbajnë pas vetes eskorta të shtrenjta të gardës, nuk janë aty për të bërë detyrën para taksapaguesve shqiptarë. Ta kuptojnë që janë rrethuar nga komiditeti i zyrës, se ajo zyra është krijuar për ti dhënë fund papërshkueshmërisë dhe për të çuar para drejtësisë personat që vjedhin shqiptarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA