Adrian Çela administratori i OSHEE-së, i ftuar sot në emisionin Open në Top Channel është përfshirë në debat me aktivistin Gjergj Bojaxhi, i cili ka qenë drejtor i KESH 2007-2009.
Çela është shprehur se Bojaxhiu po krijon panik tek shqiptarët në lidhje me energjinë elektrikë, ndërsa ai e ka kundërshtuar duke theksuar se ka keq menaxhim nga ana e qeverisë dhe institucioneve kompetente.
Pjesë nga debati i tyre:
Bojaxhi: E kam gjetur me 40% dhe e kam dërguar në 34%.
Çela: E ke lënë me 35% humbje.
Bojaxhi: Unë kam të paktën 11 vite që jam qytetar i lirë. Skandaloze që akuzon një qytetar se çfarë ka bërë.
Çela: Në kohën tuaj as që e kishit në objektiv, e ka kontrolli i entit.
Bojaxhi: Nuk jam aksioner.
Çela: Unë kam fakte, njerëzit sot veç panikut të çmimit që kryeministri i sqaroi qartazi, nuk ka panik që s’ka drita. ju po fryni një gjë që nuk ekziston.
Bojaxhi: Keq menaxhimi nuk është frikë është fakt.
Çela: 26 mijë, ka zbritur në poshtë 15 mijë.
Bojaxhi: Ka maratonë fushore dhe maratonë malore.
Bojaxhi: Po hidhni shashka e po flisni për aksioner.
Top Channel