“Benz”-i del nga rruga në Krujë, shoferi dhe dy pasagjerët përfundojnë në spital

11/10/2021 12:02

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Krastë të Krujës ku një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga pasi drejtuesi i tij ka humbur kontrollin.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 11.10.2021, rreth orës 09:55, në Krastë, Krujë, shtetasi K. D., 20 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 2 pasagjerë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel