Një atentat me armë zjarri i është bërë një një 34-vjeçari shqiptar në Athinë ditën e djeshme.

Ngjarja e cila është bërë publike nga policia greke vetëm pak më herët, ka ndodhur në urën e Kaliftaktit, në Kifisia të Athinës.

Raportohet se disa persona, ende të paidentifikuar, plagosën 34-vjeçarin me armë zjarri, i cili tashmë ndodhet në spitalit “Genimatas”.

34-vjeçari rezulton person me precedentë të shumëfishtë penalë, kryesisht për lëndë narkotike.

Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në ngjarje.

Top Channel