Aktori i teatrit botëror Bolshoi shtypet për vdekje nga skena para audiencës në Moskë (fotot)

11/10/2021 15:23

Më poshtë pasqyrohen momentet e tmerrshme kur një aktor që performonte në teatrin me famë botërore Bolshoi në Moskë, është shtypur për vdekje nga një pjesë e skenografisë teksa audienca e tmerruar fillmisht mendonte se ishte pjesë e aktrimit.

Videot e shpërndara online tregojnë perden masive të skenës që ulej gjatë performancës së operas klasike ‘Sadko’ të shtunën, teksa aktori 37-vjecar Yevgeny Kulesh mbetet i bllokuar poshtë saj dhe u shtyp për vdekje.

Kulesh performonte në këtë teatër prej vitit 2002, por mesohet se ai kishte ecur në rrugën e gabuar gjatë ndërrimit të skenografisë dhe nuk arriti të largohej në kohë për të shpëtuar nga perdja.

Orkestra ndaloi befas muziken teksa aktorët nisën të ulërinin për ndihmë kurse spektatorët fillimisht besonin se ishte pejsë e performancës para se të kuptonin tmerrin e asaj që kishte ndodhur.

Punonjësit më pas zbrazën auditorin teksa aktorët kërkonin mjekë për të dhënë ndihmë për Kulesh.

Por mjekët thanë se asgjë nuk mund të bëhej për të aktorin, i cili u shpall i vdekur në vendngjarje.

Autoritetet thanë se po hetojnë incidentin, teksa punonëjsit e teatrit Bolshoi kanë kritikuar prej kohësh kushtet e punës të teatrit me famë botërore.

Pamjet e shpërndara tregojnë performuesit në panik, duke iu lutur stafit të ngrejë traun e perdes që goditi aktorin.

Kulesh ishte një aktorët ikonë të teatrit Bolshoi dhe kishte perfomuar aty gjatë gjithë karrierës.

Kjo nuk është hera e parë që punonjësit e teatrit Bolshoi të vriten ose plagosen gjatë performancave.

Në 2013, violinisti i vjetër Viktor Sedov, vdiq pas rënies nga lartësia teksa luante, ndërsa balerini Pavel Dmitrichenko ka thënë se balerinët janë plagosur shumë herë nga rrëzimi në shkallët e amortizuara.

FOTO GALERI
1/7
Një aktor që performonte në teatrin me famë botërore Bolshoi në Moskë, është shtypur për vdekje nga një pjesë e skenografisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA