Nëntë qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila tha se viktimat janë një 46-vjeçar nga Durrësi, një 48-vjeçar nga Mirdita, 2 qytetarë nga Tirana të moshave 58 dhe 78 vjeç, 2 qytetarë nga Vlora 66 dhe 80 vjeç, 1 69-vjeçar nga Saranda, 1 73-vjeçar nga Korça dhe një 82-vjeçar nga Kruja.
Sipas njoftimit, 195 qytetarë janë konfirmuar pozitivë me koronavirus, nga 2.569 testime të kryera, shifër kjo më e ulët se ditët e mëparshme.
Rastet e reja kanë rezultuar në këto bashki:
109 në Tiranë, 10 në Fier, 7 në Durrës, Kamëz, Vlorë, Berat, 6 në Lushnje, Mallakastër, 5 në Kukës, 4 në Lezhë, Kurbin, Krujë, Peqin, 3 në Gjirokastër, 2 në Përmet, 1 në Shkodër, Mirditë, Kavajë, Bulqizë, Delvinë, Finiq, Tepelenë, Skrapar, Poliçan, Gramsh.
Ministria e Shëndetësisë njofton se janë 6.952 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.
347 qytetarë të tjerë janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve në 165,434 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (11 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 195
Të shëruar në 24 orë 347
Të shtruar në spitale 161
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 2,569
Testime totale 1,240,204
Raste pozitive 175,163
Raste të shëruara 165,434
Raste Aktive 6,952
Humbje jete 2,777
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3060
Durrës 824
Fier 691
Shkodër 559
Vlorë 345
Elbasan 342
Lezhë 269
Berat 237
Gjirokastër 214
Kukës 159
Korçë 136
Dibër 116
Top Channel