Prova javore ka shërbyer që shumica prej konkurentëve të rrëfenin momente të rëndësishme nga jeta e tyre.

Mbrëmjen e së dielës, dyshja që realizoi sfidën ishte edhe Fifi me Granitin.

Granitit ju përcaktua të pyeste Fifin mbi konceptin e tradhëtisë dhe kjo e fundit u shpreh se nuk beson më tek meshkujt.

‘’Unë nuk besoj tek meshkujt…që dikush të vijë në jetën time duhet të përpiqet shumë të më bindë’’, – tha ajo.

Fifi nuk nguroi që përgjigjen e pyetjes së saj ta mbështeste mbi historitë e saj të mëparshme dashurore.

’Mua më la vetëm sepse nuk i pëlqente që qaja, më kishte parë në televizion dhe mendonte se une vetëm qeshja. Unë punoja dhe i paguaja edhe borxhet atij. Sapo u nda nga unë ai krijoi një lidhje tjetër, por kthehej tek une sa herë që ajo nuk i përgjigjej në celular’’,- shtoi Fifi.

Graniti rrëfeu se gjithashtu edhe ai e vuante mungesën e besimit tek femrat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA