Një regjim ushqimor i shëndetshëm mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme, si sëmundjet e zemrës, goditja në tru dhe diabeti. Gjithashtu mund të ndihmojë për të zvogëluar rrezikun e zhvillimit të llojeve të ndryshme të kancerit dhe t’ju ndihmojë të mbani një peshë të shëndetshme.

Në këtë artikull shpjegohen parimet e një regjimi ushqimor të shëndetshëm dhe rëndësinë e tij.

Grupet ushqimore
Trupi juaj ka nevojë për energji për të punuar. Këtë energji ju e merrni nga lëndët ushqyese në ushqim, kryesisht nga karbohidratet, yndyrnat dhe proteinat. Mineralet dhe vitaminat janë ushqyes të tjerë, gjithashtu të rëndësishëm dhe ndihmojnë trupin tuaj të qëndrojë i shëndetshëm. Është shumë e rëndësishme të gjesh ekuilibrin e duhur midis këtyre lëndëve ushqyese. Në këtë mënyrë do të arrini të merrni përfitimet maksimale shëndetësore. Një dietë e ekuilibruar zakonisht përmban ushqim nga secili prej grupeve ushqmiore të mëposhtme: Ushqimet me niseshte si buka, orizi, patatet, makaronat, etj. Frutat dhe perimet. Qumështi dhe nënproduktet e tij. Ushqimet proteinike, ku përfshihet mishi, peshku, vezët dhe burime të tjera të proteinave si arrat, fasulet etj. Ushqimet me yndyrë dhe sheqer, që janë grupi i pestë i ushqimit që ju hani. Vetëm një sasi e vogël e asaj që hani duhet të përbëhet nga ushqminet e këtij grupi. Gjithashtu të pasurit sa më shumë fibra dhe ujë në regjimin tuaj është e rëndësishme për shëndetin.

Cilat janë përfitimet e një regjimi ushqimor të shëndetshëm?
Një regjim ushqimor i shëndetshëm mund të ndihmojë për të parandaluar sëmundje të caktuara. Nëse sëmuresh, një regjim i shëndetshëm mund të të ndihmojë të shërohesh më shpejt. Dhë në mënyrë të veçantë ndihmon për të parandaluar mbipeshën. Nëse jeni mbipeshë, ndjekja e një regjimi ushqimor të shëndetshëm mund t’ju ndihmojë të humbisni peshë.

Nga çfarë përbëhet një regjim ushqimor i shëndetshëm?
Si rregull i përgjithshëm, perimet, frutat dhe ushqimet me niseshte duhet të zënë pjesën më të madhe të vakteve tuaja. Pjesa e mbetur duhet të përbëhet nga qumështi dhe nën produktet e tij dhe ushqimet me proteina. Siç u përmend më lart, për një regjim të shëndetshëm ju duhet të kufizoni sasinë e ushqimeve dhe pijeve që përmbajnë shumë yndyrë ose sheqer. Udhëzimi dietik për të zvogëluar rrezikun e sëmundjes së zemrës është si më poshtë:
-Përpiquni të mos konsumoni ushqmie me shumë yndyrna.
-Konsumoni të paktën pesë racione frutash dhe perimesh çdo ditë
Konsumoni të paktën dy racione peshku në javë. Konsumoni rregullisht drithëra dhe arra. Sasia e kripës që konsumoni në ditë të jetë më pak se 6 g. Kufizoni marrjen e alkoolit. Shmangni ose zvogëloni konsumin e misht të përpunuar dhe ushqimeve të gatshme. Shmangni karbohidratet e rafinuara, të tilla si buka e bardhë dhe drithërat e përpunuara. Eleminoni ose kufizoni pijet me sheqer dhe ëmbëlsirat. Mënyra e të ushqyerit ndryshon nga një njeri në tjetrin. Prandaj nëse keni një problem të veçantë shëndetësor, ose kërkesa specifike, këshillohet të flisni me mjekun tuaj./AgroWeb.

Top Channel