Malbor Duka sapo ka përfunduar ciklin 6 vjeçar të studimeve në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë.

Është në pritje të specializimit. Duke nisur nga dita e hënë 11 tetori, për një javë të tërë, Ministria e Shëndetësisë njoftoi vendosjen e stukturave të lëvizshme pranë universiteteve për t’i dhënë edhe një shtysë të fortë vaksinimit të studentëve që nisin vitin e ri akademik më 18 tetor.

Malbor Duka, Specializant Mjekësie: Ka një lloj ngurrimi tek studentëve dhe arsyeja është se nuk është bërë sa duhet për ndërgjegjësimin e tyre. Unë jam pro vaksinimit, por edhe pro respektimit të vullnetit dhe të drejtave të njeriut. Që do të thotë duhet të punohet më shumë për t’I bindur njerëzit për t’u vaksinuar.

Unë si mjek bëj thirrje që vaksinimi është e vetmja armë që kemi, ndaj jam pro vaksinimit. Ai shpëton jetën.
Nga muaji gusht deri më tani, referuar shifrave zyrtare kanë humbur jetën 280 persona në vendin tonë, përfshirë të rinj e gra shtatzëna. Teoritë konspirative dhe lëvizja kundër procesit, Novax, kanë ndikuar gjithshtu, pavarësisht se vaksina është ë vetmja mbrojtje , që frenon infektimin dhe fatalitetet. Është e vërtetë që të rinjtë e kalojnë më lehtë, por vaksinimi frenon përhapjen e Coronavirusit, që nuk është se do të zhduket, ne do të bashkëjetojmë me të.

Duke qenë se studentët e pavaksinuar mund ta ndjekin mësimin online, kjo ka bërë që të ketë nga ata që mendojnë se pse duhet të shpenzoj shumë për qira, e jetesë, kur e kam një alternativë, tjetër. Në universitetet e botës së zhvilluar ku vaksinimi është shtrirë deri në 5 vjecc, mbi 90 % e studentëve janë vaksinuar, përkundër shifrave të ulëta në Shqipëri.

Personalisht u riinfektova, dhe kisha simptoma, ndaj vaksinimin do ta kryej patjetër pas rreth 6 muajve, pasi kam antitrupa. Në fakultet do të paraqes testin e antitrupave PCR.

 

Juli Ristani

Top Channel