Dy kunetër janë konfliktuar me njëri-tjetrin në Hamallaj të Durrësit. Njëri prej tyre ka goditur tjetrin me sende të forta dhe është arrestuar nga policia. M.A., 42 vjeç goditi B.M., 52 vjeç, të dy banues në Hamallaj rreth orës 16:00 më 7 tetor.

Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz arrestuan për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin M.A., 42 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës. Ky shtetas më datë 07.10.2021 rreth orës 16:00 në Hamallaj, ka goditur me sende të forta në kokë, kunatin e tij, shtetasin B.M., 52 vjeç, banues në Hamallaj.
…..
Nga Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës u arrestua për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, shtetasi G.S., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Top Channel