FOTO ILUSTRUESE

Një persona ka mbetur i plagosur pasi makina me të cilën po udhëtonte në aksin rrugor Këlcyrë-Ballaban ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00 pranë fshatit Bedyqas. I dëmtuar ka mbetur babi i shoferit të mjetit tip “Mitsubishi”, 62-vjeçari me iniciale A.B., që është dërguar në spitalin e Gjirokastrës.

Nuk dihen ende arsyet pse 37-vjeçari humbi kontrollin e makinës, ndërsa në terren po punon grupi hetimor.

Njoftimi i policisë:

Në datën 10.10.2021, rreth orës 15:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Këlcyrë-Ballaban, në afërsi  të  fshatit Bedyqas, automjeti tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin A. B., 37 vjeç, banues në Tiranë, ka dal nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar pasagjeri (babai i drejtuesit të mjetit), shtetasi A. B., 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili është transportuar për në spitalin Rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel