Kooperativistja që u bë biznesmene/ Historia e eksportueses së madhe që e nisi biznesin duke shitur domate në rrugë

10/10/2021 19:54

Historia e Nedrete Arapi do të na tregojë që nuk është kurrë vonë për të ndryshuar fatin e jetës. Nedrete nuk ka shkuar në shkollë të lartë, nuk është rritur në qytet.

Jeta e fshatit I mësoi bujqësinë. Toka e ka bërë atë eksportuesen më të fuqishme në Shqipëri. Në vitin 1990, Antoneta ishte 38 , në ato vite të rinjtë emigronin, ndërsa Nedretja vendosi të ngreje serat e para të domates në Lushnje.

Pa makinë, pa ndihmën e askujt doli të shesë domate në rrugë, kërkesat e mëdha për perime e shtynë Nedreten të shtojë sipërfaqen e të mbjellave, i gjithë prodhimi shitej brenda natës në tregun agro ushqimor të Lushnjes. Ndërsa sot për Sadeten punojnë 3000 fermerë. Prodhimet bujqësore shqiptare, i shet në tregjet europiane.

Nedrete Arapi , EKSPORTUESE: ” Unë thjesht kam qenë një koperativiste. Mbasi ktheu sistemi në vitet 1990 si të gjithë shqiptarët dikush rendi pas emigrimit e dikush pas tregtisë, ndërsa unë ika pas bujqësisë. Si fillim ngrita 5 dynym sera me para borxh. Ato vite kur nuk kishte shumë sera Shqipëria produktet tonë kërkoheshin, si fillim u mbush tregu vendas nga prodhimi madh produktet filluan të hidheshin mua aty më lindi idea për tregti. Fillova të shisja në rrugë me kilogra më pas u futa në tregun e Lushnjes. Aty rastësisht takova dy eksportues nga Kosova dhe Mali i Zi, ramë në ujdi dhë filluam eksportin. Si fillim me një kamion më pas me dy dhe duke njohur prodhuesin dhe tregtarin unë eca disa hapa përpera të tjerëve. ”
Sot nga pika e grumbullimit e Nedretes dhjetra kamione me perime nisen drejt Europës. Pas kësaj histori suksesi, mbrapa qendron dhe sakrifica dhe netë tëtëra pa gjumë.

ANTONETA, EKSPORTUESE: “Nga 1998-2007 kanë qenë vitet e mia më të lodhshme unë flija vetëm dy orë gjumë në makinë. Në darke shisja në tregun e Lushnjës ndërsa ditë shkoja punoja serat. “

Top Channel