Shqiptari Afrim Kocaqi, i dënuar me 4 vite burg për “Pastrimi i produkteve të veprës penale” është ekstraduar nga Athina ditën e sotme.

Ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier në vitin 2014 e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite burgim, pasi ka kryer derdhje cash të shumës prej 3.100.000 lekë në një bankë të nivelit të  dytë në Tiranë, veprim financiar pa asnjë përshkrim justifikues në vitin 2011.

Pas regjistrimit atij i është vendosur sekuestro mbi shumat monetare që gjendeshin në këtë bankë, që në momentin e sekuestrimit ishin 2.500.000 lekë.

Afrim Kocaqi kishte bashkëpunuar me tre persona të tjerë duke kryer vjedhjen e bankës në Egjira të Greqisë në vitin 2011 nëpërmjet përdorimit të armëve të zjarrit .

Pas dënimit të kryer në shtetin grek, ai ekstradohet për shlyerjen e dënimit të mësipërm të vendosur  nga autoritetet tona gjyqësore.

Interpol Tirana

Nga specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë i shtetasit Afrim Kocaqi, 44 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier në vitin 2014 e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite burgim për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se shtetasi Afrim Kocaqi (mbiemri i mëparshëm Muço), ka kryer derdhje cash të shumës prej 3.100.000 lekë në një bankë të nivelit të  dytë në Tiranë, veprim financiar pa asnjë përshkrim justifikues i kryer në vitin  2011.

Pas regjistrimit të procedimit penal është vendosur sekuestro preventive mbi shumat monetare që gjendeshin në këtë bankë, që në momentin e sekuestrimit ishin 2.500.000 lekë.

Afrim Kocaqi kishte  bashkëpunuar me tre persona të tjerë duke kryer vjedhjen e bankës në Egjira Greqi në vitin 2011 nëpërmjet përdorimit të armëve të zjarrit .

Pas dënimit të kryer në shtetin grek, ekstradohet për shlyerjen e dënimit të mësipërm të vendosur  nga autoritetet tona gjyqësore.

Top Channel