Sa herë që ka reshje shiu apo erëra të forta banorët e njësive administrative Kolsh, Zejmen, Shënkoll dhe disa lagje të qytetit të Lezhës duhet të përballen me mungesën e energjisë elektrike.

Banorët shprehen se situata vijon të jetë e njëjtë çdo sezon dimri, pasi era e fortë që karakterizon Lezhën bëhet problem për rrjetin elektrik.

Edhe pse kjo problematikë është ngritur disa herë nuk ka marrë  zgjidhje.

Banorët e këtyre zonave duhet të përballen gjithë dimrin me mungesën e energjisë elektrike.

Top Channel