Automatik, municion luftarak e veshje si të Policisë/ Policia kontrolle në Vlorë, detajet nga operacioni

10/10/2021 16:23

Policia e Vlorë ka vijuar me kontrollet në fushën e armëmbajtjes pa leje, si rezultat i kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale, bazuar dhe në informacionet që Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dispononte, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit A. A, në fshatin Mallkeq, Vlorë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri automatik, njëra me silenciator, 1 armë zjarri pistoletë, 6 karikatorë me fishekë, 2 jelek dhe 2 kapele si të Policisë.

Në vijim të veprimeve specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, shpallën në kërkim shtetasin A. A. alias A. I., 30 vjeç, banues në fshatin Mallkeq, Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Vlorë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Top Channel