Ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj prindërve, pranga të riut në Fier/ Arrestohet edhe një 48-vjeçar

09/10/2021 13:19

Dy persona janë vënë nën prangat e policisë në Fier, pasi akuzohen për veprën penale ‘Dhunë në familje’, ndërsa njëri prej tyre ishte edhe i shpallur në kërkim.

Kështu, u ndalua shtetasi me inicialet L.K., 48-vjeç, banues në Zhupan, Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 17.02.2021 e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”.

Po nga këto struktura, u arrestua në flagrancë shtetasi F. S., 34 vjeç, banues në Libofshë, Fier, pasi ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikologjike ndaj prindërve të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA