U shkuan natën në stan për t’i vjedhur kanabisin, babë e bir plagosen pas përleshjes me 3 hajdutët

09/10/2021 12:30

Dy persona, babë e bir janë plagosur me thikë mbrëmjen e djeshme në fshatin Mavrovë Selenicë, pasi u përleshën me 3 persona që iu futën natën në stan për t’i vjedhur.

Burime bëjnë me dije se 3 personat, ende të paidentifikuar, kishin shkuar në banesën e Fatjon Dautaj, 31 vjeç, dhe Vilson Dautaj 60 vjeç për t’i vjedhur sasinë e kanabisit që ata kishin fshehur në stan dhe në afërsi të stanit janë diktuar nga babai dhe djali, të cilët kanë hasur rezistencën e tyre, ku si pasojë dhe janë dëmtuar.

Nga shërbimet policore gjatë kontrollit dhe krehjes së zonës, janë konstatuar të kultivuara 180 bimë narkotike, të cilat janë asgjësuar pasi janë djegur. Dyshohet se bimët narkotike janë kultivuar nga shtetasit Fatjon Dautaj dhe Vilson Dautaj, të cilëve gjatë kontrollit të banesës ju janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri (automatik dhe pushkë).

Ndërkohe, dy te plagosurit babe e bir ndodhen ne Spitalin Rajonal te Vlorës, ku 60-vjeçari ndodhet ne gjendje te renduar pasi ka marr 3 goditje me thike dhe i janë prekur organet, ndërsa 31 vjeçari ka pësuar vetëm disa fraktura dhe ndodhet jashtë rrezikut per jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, sigurimin e çdo prove që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes. Vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Top Channel