Një 24-vjeçar të shtunën në mëngjes është plagosur me armë zjarri në fshatin Mushan në Shkodër.

Burimet nga policia thanë se i plagosur ka mbetur shtetasi Isak Mehmedaj, i cili është dërguar në spitalin e Shkodrës për ndihmë mjekësore.

Më datë 09.10.2021, rreth orës 08:45, në Spitalin Rajonal Shkodër, ka shkuar për ndihmë mjeksore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, jashtë rrezikut për jetën shtetasi I.M, 24 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel