Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka reaguar në lidhje me krizën e energjisë duke thënë se erdhi si pasojë e keqmenaxhimit dhe shpërdorimit të parave publike.
Ndër të tjera, Braimllari tha se çmimi i energjisë elektrike nuk do të ulet më dhe kujton se disa vite më parë ndodhi një investim në sektorin e energjisë për të përballuar kriza të tilla.
Sipas Braimllarit, KESH vendos të eksportojë energji me çmime 20-30 euro ndërkohe bursa kap vlerën e 130 euro, ndërsa OSSHE importon me vlerë shumë të madhe se KESH.
Këtë e cilëson si fakt tronditës që duhet të vërë në lëvizje SPAK dhe thekson se kriza energjetike nuk erdhi si pasojë e tregut, por e keqmenaxhimit të OSHEE dhe KESH.
Braimllari: Kriza e energjisë e paralajmëruar nga kryeministri vjen e gjitha si pasojë e keqmenaxhimit dhe shpërdorimit të parave publike në këtë sektor.
Kemi të bëjmë me një kolaps financiar të KESH dhe OSHEE
Qytetarët do të detyrohen të paguajnë energjinë elektrike me çmim më të lartë, për shkak të hajdutërisë së qeverisë dhe marrëdhënies së saj të ngushtë me oligarkët.
Për shkak të keqmenaxhmit të KESH dhe OSHEE.
Çmimi i energjisë elektrike do të rritet nga Rilindja për t’u mos u ulur më.
I gjithë buxheti i shtetit është në funksion të PPP-ve klienteliste dhe për të mbuluar këto shërbime qeveria do të rrisë çmimin e energjisë elektrike dhe këtë faturë do ta paguajnë qytetarët.
Një situate e tillë, duhet të menaxhohet e gjitha nga fondet e KESH, OSHEE, sepse para disa vitesh u rrit çmimi i energjisë pikërisht për këtë arsye që të investohej në sektor për të përballuar kriza të tilla.
Një qeveri e përgjegjshme mbi bazat e konsumit që ka vendi përgjatë një viti duhet të kishte parashikuar qartë dhe të kishte marrë masa për të mos rënduar qytetarët.
Kryeministri duhet të sqarojë publikisht të gjithë qytetarët shqiptarë, pse zgjidhja e kësaj krize është rritja e çmimit?
Pse nuk përballohet kjo krizë nga buxheti i KESH dhe OSSHE?
Pse sot, kaskada e drinit është në nivele kritike?
Në Gusht, Fierza ka qenë 296 metra në kuoten maksimale.
Pra ka qenë si kurrë më parë në këtë kuota, prodhimi i Kaskadës së Drinit ka qenë maksimal duke plotësuar të gjitha nevojat e tregut të brendshëm dhe duke kapur një rekord historik.
çfarë ka ndodhur në këtë periudhë?
KESH vendos të eksportojë energji me çmime 20-30 euro ndërkohe bursa kap vlerën e 130 euro.
Po në të njëjtën periudhë importon OSSHE me vlerë shumë të madhe se KESH.
KESH shet më lirë energji dhe nuk e çon këtë për nevojat e tregut të brëndshëm, ndërsa OSHEE importon energji.
Vetëm ky fakt tronditës duhet të vendos në lëvizjë SPAK me qëllim që çdo qytetar ta kuptojë qartë që nuk ka të bëjë me një krizë por më një kolaps financiar të këtyre instuticioneve që vjenë si pasojë e babëzisë për të vjedhur në kurriz të qytetarëve.
Të gjitha këto fakte, tregojnë që nuk kemi të bëjmë me një krizë energjetike të ardhur si pasojë e tregut por si një keqmenaxhim të KESH dhe OSSHE.
Për këto fakte kryeministri, nuk duhet të dalë të lajmërojë rritjen e çmimit të energjisë apo kufizimin e saj por të bëjë transparencë mbi menaxhimin e sektorit të energjisë.
Top Channel