SPAK arreston Thoma Gëllçin/ Ish-drejtori i RTSH akuzohet për abuzime në tendera

09/10/2021 01:30

SPAK ka arrestuar ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçi për shpërdorim detyrë dhe tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj për shkeljen e barazisë në tendera kryer në bashkëpunim.

Bëhet fjalë për një tender për blerjen e pasijeve për kanalin “RTSH Agro” i zhvilluar në vitin 2018 me fond limit 86 milionë lekë të reja.

Thoma Gëllçi në 21 maj u shkarkua nga detyra e drejtorit të RTSH, të cilën e mbante që prej 6 maj 2016, për shkak të përfundimit të mandatit.

Hetimi i SPAK ka nisur që në vitin 2020 në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, ndërkohë që Gjykata e Posaçme ka miratuar arrestin e tyre me burg.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel