SPAK arreston ish drejtorin e TVSH/ Akuzohet për abuzim me tenderin e blerjes së pajisjeve televizive

09/10/2021 14:59

Operatorët ekonomike që humbasin në gara po kthehen në aleatët e SPAK që pakënaqësinë e tyre po e përdor si një kartë për të hetuar korrupsionin. Një formulë e tillë u përdor edhe për të arrestuar Thoma Gëllcin, ish drejtor i RTSH nën akuzë.

SPAK dyshon se ish drejtori i përgjithshëm Gëllci shpërdoroi detyrën gjatë procedurës së prokurimit për blerje pajisjesh për kanalin RTSH Agro me fond limit mbi 860 milionë lekë pa TVSH dhe se keq menaxhoi fondet në zbatimin e një kontrate që nuk u zbatuar brenda 45 ditëve.

Në dosjen që Top Channel disponon SPAK e nis numërimin e shkeljeve të dyshuara nga ish zyrtari dhe tre anëtarët e KVO me gjetjet e KLSH që theksonte se nuk duhet të skualifikonte vetëm Eurokontakt SHPK, por edhe operatori që u shpall fitues, TBS 96, pasi nuk i plotësonte kriteret.

I hetuari Gëllci, sipas SPAK dyshohet se ka kryer një procedurë tenderimi 1 vit përpara se të merrte miratimin nga AMA dhe dy vjet përpara fillimit të funksionimit të kanalit për të cilin u njoftua procedura nga institucioni që i drejtonte në atë kohë.

SPAK thekson se shkresat tregojnë se pan nënshkrimit të kontratës për blerje pajisjesh që më pas u kaluan në magazinat audiovizive Kukës, Gjirokastër, Shkodër, ajo duhej të përmbushej nga TBS 96 brenda 6 shkurtit 2019. Megjithatë në datën 15 shkurt 2019 ish drejtori i RTSH Thoma Gëllci, nënshkroi kontratën shtesë duke e zgjatur afatin deri në 22 shkurt 2019.

Të gjitha këto veprime të Gëllcit dhe tre anëtarët të KVO konsiderohen si abuzim me tenderat.

Mes shumë shkresave të sekuestruara nga SPAK përmendet edhe një procesverbal mbi verifikimin e mallrave që u blenë si pajisje për kanalin RTSH Agro q mbasi përshkruhen me vlerën e mbi 10 milion lekëve të reja me një urdhër shpenzimi numër 31 i kalohet firmës TBS 96 në datën 31 dhjetor 2018, shuma prej 50 milionë lekë të reja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA