Pranvera e 2021-shit na dha shpresën për rikthim në normalitet, pasi numrat e Covid- 19 filluan të bien, si të infektuarit, ashtu edhe humbjet e jetës. Por nuk zgjati shumë.

Tani numërojmë një dyfishim të numrit të të infektuarve nëse e krahasojmë me vjeshtën e një viti më parë.Pyetja që na mundon të gjithëve është:
Cilat janë shkaqet e rritjes së numrit të të infektuarve nga Covid- 19 në këtë fillim vjeshte?

Pse ka reinfektime nga virusi?
Pas pothuaj 22 muajsh qe bota u përball me Pandeminë COVID- 19, a mund të themi që tani dimë diçka më shumë për imunitetin ndaj këtij virusi?
Ne e kemi pranuar ose të paktën tashmë jemi mësuar me faktin që për këtë variant të ri të Koronavirusit, ekzistojnë më shumë pyetje se sa pergjigje mbi jetëgjatësinë apo imunitetin pas kapërcimit të sëmundjes.

Antitrupat antiCovid! Sa kohë na mbrojnë dhe sa kohë rrinë në organizmin tonë?
A është sasia e tyre një faktor i domosdoshëm për t’u mbrojtur nga reinfektimi?

Lajm i mirë është që imuniteti i trupit tonë është shumë kompleks dhe ka evoluar vazhdimisht në 500 milionë vitet e fundit. Edhe pse numri i antitrupave bie në organizmin tonë, nuk duhet të harrojmë asnjëherë rolin e madh të përgjigjes imunitare qelizore. Çfarë do të thotë kjo?

Gjithçka në Hipokrati!

Sonte, ora 17:00!
Top Channel!

Top Channel