Më shumë se 600 emigrantë nxirren nga kamionët e dyshimtë në kufirin SHBA-Meksikë (fotot)

09/10/2021 21:46

Zyrtarët kufitarë meksikanë kanë kapur 652 emigrantë nga kamionët në kufirin me Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë dhe qindra të mitur të pashoqëruar.

Zyrtarët thanë se kishin ndaluar tre kamionë në shtetin meksikan Tamaulipas, të njohur si i përfshirë nga krimi i organizuar. Emigranet ishin zbuluar kur kishin dëgjuar zëra që vinin nga brenda konteinerëve të mbyllur, raportonte  Wall Street Journal.

Emigrantët kryesisht nga Guatamala, u pikasen më pas nga skanimet me rreze X. Autoritetet thanë se kanë arrestuar katër organizatore te dyshuar, që po merren në pyetje nga oficerët.

Ndalimet ishin nga operacionet më të mëdha kundër trafikut njerëzor në histori, thonin zyrtarët vendas.

“Kjo nuk ka precedent në vitet e fundit, apo me sa unë mbaj mend,” tha zëdhënësi i policisë së  Tamaulipas, Luis Alberto Rodriguez.

“Të miturit dhe fëmijët janë të qetë. Me sa duket ata nuk janë në dijeni të situatës, të vështirësive që po kalojnë”.

Muajin e kaluar mijëra emigrantë nga Haiti hynë në SHBA për të kërkuar azil të fshehur në kamionë, teksa më herët ata kishin ngritur një kamp gjigant nën urën e Del Rio pranë Texas.

Ata u zbuluan gjatë kontrolleve të kamionëve dhe u deportuan me pas nga zyrtarët.

FOTO GALERI
1/5
Zyrtarët kufitarë meksikanë kanë kapur 652 emigrantë nga kamionët në kufirin me Shtetet e Bashkuara

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA