Lezhë/ Arrestohen 2 të rinj, njëri u kap me drogë, tjetri drejtonte makinën në gjendje të dehur

09/10/2021 14:47

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë në Lezhë për vepra të ndryshme penale. Një 27-vjeçar i identifikuar me inicialet K.P., banues në Lezhë u arrestua sepse u kap me drogë në makinë.

Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kallmetit”, Lezhë, forca e posaçme “Shqiponja” gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin në të cilin ishte pasagjer, në çantën e tij ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Ndërsa një 26-vjecar i identifikuar me inicialet V.T., u arrestua pasi u kap duke drejtuar automjetin tip “Ford ” në gjendje të dehur.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel