Kultivuan kanabis në një përrua, arrestohen dy të rinjtë në Shkodër, në kërkim dy shokët e tyre

09/10/2021 16:04

Policia ka goditur një tjetër grup kriminal që kultivonte dhe trafikonte lëndë narkotike dhe në kuadër të këtij operacioni ka vënë nën pranga dy pjesëtarë të grupit e ka shpallur në kërkim dy të tjerë.

Bazuar në informacionet e grumbulluara gjatë hetimit tre mujor nën drejtimin e Prokurorisë, policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses operacionin policor ‘ÇIES’ dhe vuri në pranga shtetasit:

– N. L., 24 vjeç banues në Shkodër, i dënuar më parë;
– A. N., 20 vjeç, banues në Shkodër.

Po ashtu, po punohet për kapjen e shtetasve Gj. G., 39 vjeç dhe T.V., 38 vjeç, banues në Shkodër.

Sipas informacioneve të marra mësohet se këta shtetas kultivonin bimë narkotike në vendin e quajtur përroi i “ÇIES”, në fshatin Prekal.

Në kuadër të këtij hetimi në vazhdimësi janë gjetur, sekuestruar dhe asgjësuar bimë të dyshuara të llojit kanabis sativa në faza të ndryshme të kultivimit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet pas një hetimi tre mujor, operacioni policor i koduar “ÇIES”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Goditet një grup kriminal që kultivonte dhe trafikonte lëndë narkotike.

Vihen në pranga dy pjestarë të grupit, si dhe shpallen në kërkim dy të tjerë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara gjatë hetimit tre mujor nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar “ÇIES”, në kuadër të të cilit u bë ekzekutimi i urdhërave të ndalimit për shtetasit:

-N. L.,, 24 vjeç banues në Shkodër, i dënuar më parë;
– A. N., 20 vjeç, banues në Shkodër.

Si dhe po punohet për kapjen e shtetasve Gj. G., 39 vjeç dhe T.V., 38 vjeç, banues në Shkodër.

Për këta shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim” .

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kishin marrë informacione në rrugë operative se këta shtetas kultivonin bimë narkotike në vendin e quajtur përroi i “ÇIES”, në fshatin Prekal .

Mbi bazën e informacioneve filloi procedimi penal në Prokurori, ku pas një hetimi tre mujor u bë e mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale të këtij grupi.

Në kuadër të këtij hetimi në vazhdimësi janë gjetur, sekuestruar dhe asgjësuar bimë të dyshuara të llojit kanabis sattiva në faza të ndryshme të kultivimit.

Vijon puna për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim, pjestarë të grupit kriminal.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Top Channel