Live/ Dita e 19-të e tubimit, ndryshon itinerari i marshimit. Protestuesit nisen drejt Kuvendit aty ku ndodhen Rama dhe deputetët e PS-së
Dy persona janë arrestuar nga policia në Tiranë pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.
Në pranga ranë një 24-vjeçar dhe një 21-vjeçar, të cilët e kishin kthyer picerinë në një pikë për shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Burimet nga policia thanë se dy të rinjtë fillimisht e ndanin sasinë e lëndës narkotike të llojit kokainë dhe kanabis në doza të vogla dhe më pas e shpërndanin duke u kamufluar si shpërndarës picash.
Po ashtu, një 23-vjeçare është proceduar penalisht për fshehjen e lëndës narkotike, e cila rezulton të jetë bashkëjetuesja e administratorit të picerisë.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe një peshore elektronike.
Top Channel