Kthyen picerinë në pikë për shpërndarje kokaine/ Droga ndahej në doza, “motoristi” ia çonte klientëve në vend të picave

09/10/2021 12:47

Dy persona janë arrestuar nga policia në Tiranë pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.

Në pranga ranë një 24-vjeçar dhe një 21-vjeçar, të cilët e kishin kthyer picerinë në një pikë për shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Burimet nga policia thanë se dy të rinjtë fillimisht e ndanin sasinë e lëndës narkotike të llojit kokainë dhe kanabis në doza të vogla dhe më pas e shpërndanin duke u kamufluar si shpërndarës picash.

Po ashtu, një 23-vjeçare është proceduar penalisht për fshehjen e lëndës narkotike, e cila rezulton të jetë bashkëjetuesja e administratorit të picerisë.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe një peshore elektronike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA