Dyzet raste të reja me Covid-19 janë regjistuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila njoftoi se pas testimit të 2,870 mostrave 1.39 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.
Kosova nuk ka shënuar asnjë viktimë përgjatë 24 orëve të fundit, ndërsa njofton se janë shëruar 149 pacientë dhe vazhdon të mbteten aktive 1.226 raste.
Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 12,144 doza të vaksinës kundër koronavirusit.
Që prej fundit të marsit – kur në Kosovë nisi fushata e imunizimit – janë administruar 1.432,135 doza, ku 608,939 persona janë vaksinuar me të dy dozat e vaksinës.
Qeveria e Kosovës ka thënë se synon që deri në fund të vitit të vaksinojë kundër koronavirusit 60 për qind të popullatës.
Top Channel