Korçë/ Sherr me sende të forta mes disa personave, plagoset një prej tyre. Policia jep detajet

09/10/2021 18:27
Foto ilustruese

Një konflikt me sende të forta ka përfunduar me plagosjen e një personi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Muzakajt” të Korçës. I plagosuri është transportuar në spitalin e Korçës dhe jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 09.10.2021, rreth orës 17:20, në lagjen nr. 17, Korçë, në rrugën “Muzakajt”, gjatë një konflikti të çastit midis disa shtetasve, është dëmtuar me mjete të forta shtetasi E. Sh., i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë konflikt, aktualisht ndodhen të shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Top Channel