Prova e dytë javore ka nisur për banorët e ‘’BBV’’ teksa ata janë ndarë në çifte dhe duhet tju përgjigjen pyetjeve të përzgjedhura rastësisht.

Dyshja e rradhës që i nënshtrohet lojës është Sheila dhe Kledi.

Këngëtarja e pyeti Kledin se cila ka qenë lufta më e madhe që ka bërë në jetë, pyetje e cila e riktheu pas në kohë.

Ish-futbollisti u ndal tek koha kur vendosi të lërë Shqipërinë dhe të shpërngulet drejt Austrisë.

Ai tregoi se familjen e kishte totalisht në kundërshtim me këtë vendim dhe se askush nuk besonte se qëndrimi i tij drejt këtij vendi do të zgjaste më shumë se 2 javë.

“E dija që nuk po jepja dot maksimumin këtu. Luftën e parë e kisha me familjen sepse ishin kundër, lufta tjetër ishte me veten se si ta motivoja dhe si t’i jepja forcë për të realizuar ëndrrat’’,- u shpreh ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA